“Verë dhe Portokalle” në Gjirokastër, humori zbret në shesh

09/07/2018 10:41

Spektakli i humorit “Portokalli” udhëtoi gjatë fundjavës në Gjirokastër, ku një publik i gjerë edhe nga rrethinat ndoqi për rreth 2 orë programin e përshtatur me batuta nga jugu dhe humor që përfshinte qytetin dhe karakteristikat e veçanta të humorit gjirokastrit.

Portokalli solli momente shumë të ndezura muzikore dhe disa interpretime spontane.

Aktorët dhe prezantuesit thanë se ju është dashur të punojnë shumë me batutat lokale për të sjellë një spektakël ndryshe.

Erdit Asllanaj, doktori i “Portokallisë” që përmbylli spektaklin në vendlindjen e tij, tha se shfaqja ishte ndër më të bukurat që Portokalli ka realizuar deri tani në turet shëtitëse.

E gjithë mbrëmja solli surpriza të shumta dhe shumë momente muzikore që argëtuan publikun.

FOTO GALERI
5/14

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA