Po shkëlqen me Francën në Botëror, Bayern hedh “grepat”!

09/07/2018 09:14

Franca është në gjysmëfinale të Botërorit dhe një prej zbulimeve të këtij grupi është padyshim Benjamin Pavard.

22-vjeçari është pjesë e Stuttgart në Gjermani por paraqitjet e tij në Botëror duket se po e “detyrojnë” lojtarin të largohet në një tjetër skuadër. Nga Juventusi te Manchester City kanë shfaqur interes për futbollistin që u bë protagonist edhe në ndeshjen ndaj Argjentinës me një gol spektakolar.

Megjithatë, së fundmi është futur në garë Bayen Munchen, i cili sipas mediave gjermane, është shumë pranë mbrojtësit të djathtë.

“Kicker” shkruan se kampionët e Gjermanisë janë gati të paguajnë klauzolën e 35 milionë eurove për lojtarin.

Top Channel