Një edicion i shkurtër informativ në faqen e internetit të Top Channel, me zhvillimet e deritanishme në vend, rajon, botë, sport e me gjerë. Për më tepër ndiqni videon:

VAZHDON PËRDORIMI I QESEVE PLASTIKE NË TREGJE

Qeset plastike vazhdojnë të përdoren në tregje dhe nuk janë zëvendësuar ende nga të rejat. Tregtarët justifikohen me faktin që i kanë blerë e nuk ka pse t’ju mbeten stok.

KUVENDI RRËZON KËRKESËN E LSI PËR TEATRIN

Kuvendi rrëzoi kërkesën e LSI për anulimin e votimit të ligjit për teatrin pas pretendimeve për manipulim të votave me deputetë që nuk gjendeshin në salle por kamerat vërtetuan që ishte një ngatërresë e deputetëve Brahimllari dhe Panariti.

ALIBEAJ: GJYKATA KUSHTETUESE JASHTË FUNKSIONI

Enkelejd Alibeaj tha se mungesa e Gjykatës Kushtetuese në vend është një tregues i qartë se ligji për shembjen e teatrit është një ligj mafioz dhe mosfunksionimi i Gjykatës synon pastrimin e parave.

TRUMP – PUTIN, ÇFARË DO TË BISEDOHET

Donald Trump dhe Vladimir Putin, do takohen më 16 korrik në Helsinki të Finlandës. Në takim do flitet për armatimet, sanksionet e SHBA ndaj Rusisë dhe konflikti në Siri.

LUIS ENRIQUE, TRAJNERI I RI I SPANJËS

Luis Enrique do të jetë trajneri I ri I kombëtares spanjolle. Ai firmosi me federatën spanjolle të futbollit një kontratë 2 vjeçare duke zëvendësuar Fernando Hierron.

Top Channel