Një edicion i shkurtër informativ në faqen e internetit të Top Channel, me zhvillimet e deritanishme në vend, rajon, botë, sport e me gjerë. Për më tepër ndiqni videon:

SEANCA NË KUVEND, PA OPOZITËN

Opozita nuk merr pjesë në seancën e sotme ku pritet të votohet projektligji për statusin e prokurorëve dhe gjyqtarëve. Mungesa sipas Spahos dhe Vasilit është shenjë proteste ndaj falsifikimit sipas tyre, që iu bë votave për miratimin e ligjit për teatrin.

 

“PROÇESI I BERLINIT”, LIDERËT MBLIDHEN NË LONDËR

Nis nesër në Londër samiti i Ballkanit perëndimor, që njihet si procesi i Berlinit. Në këtë samit, kryeministri Rama do të takohet me homologun grek për të diskutuar për negociatat mes dy vendeve, për çështjet ende të pazgjidhura.

 

GJERMANI, GATI LIGJI I RI PËR EMIGRACIONIN

Gjermania do të hartojë një ligj të ri për emigracionin. Pritet që projektiligi i ri të jetë gati deri në fund të vitit.

 

TAJLANDË, VIJON OPERACIONI I SHPËTIMIT

Në Tajlandë vijon operacioni i shpëtimit për 8 fëmijët e mbetur në shpellë dhe trajnerin e tyre të futbollit. Deri tani, operacioni i shpëtimit ka rezultuar si suksesshëm.

 

NETTA FITOI EUROVISION ME KËNGË TË KOPJUAR?

Autorët e këngës fituese të Eurovisionit “Toy”, të interpretuar nga Netta, janë akuzuar për plagjiaturë. Kompania amerikane “Universal Music Studios” ka thënë se kënga e Nettës është kopjuar nga hiti “Seven Nation Army”

 

 

Top Channel