Anglia është gjysmëfinalistja e tretë e këtij Botërori, e cila e siguroi biletën pasi mundi me rezultatin e pastër 2-0 Suedinë, që i thotë tashmë lamtumirë këtij kompeticioni.

Anglezët ishin më superior në 45 minutat e para duke krijuar disa raste për shënim. Përpjekjet e tyre u konkretizuan në minutën e 30 kur mbrojtësi Maguire e dërgoi topin në rrjetë.

Me nisjen e pjesës së dytë, ishin suedezët ata që kërkonin të reagonin duke krijuar raste të mira për shënim e në një prej tyre ishte portieri anglez, i cili ndali gjuajtjen e Berg. Megjithatë, ata që shënuan ishin sërish anglezët, këtë herë me Dele Alin.

Goli i dytë i la pa shpresa lojtarët suedezë, të cilat nuk mundën thuajse asnjëherë të rrezikonin në portën e Anglisë në vazhdim, duke ja bërë të lehtë “3 Luanëve” menaxhimin e rezultatit.

Tashmë Anglia do të ndeshet në gjysmëfinale me fituesin e çiftit Rusi-Kroaci, ndeshje e cila do të zhvillohet në orën 20:00 të mbrëmjes.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA