Një edicion i shkurtër informativ në faqen e Web-it, me zhvillimet e deritanishme nga Rusia 2018.
BOTËRORI, SOT LUHEN DY ÇEREKFINALET E PARA
Luhen sot dy ndeshjet e para çerekfinale të Botërorit të Rusisë. Në orën 16:00 do të jetë sfida mes Francës e Uruguajit, ndërsa në 20:00 luhet Brazil-Belgjikë.
“MALLKIMI” MEKSIKË, KUSH E MPOSHT S’E FITON BOTËRORIN
Meksika ka rezultuar një mallkim për ekipet që pretendojnë titullin botëror. Kush e mposht, jo vetëm që nuk e fiton Kupën, por nuk arrin as në finale. Mbetet të shihet nëse Brazili do ta prishë këtë tendencë.
KOMENTET PËR ANGLI-KOLUMBI, MARADONA KËRKON NDJESË
Komentet e forta të Maradonës për sfidën Angli-Kolumbi sollën reagimin e FIFA-s, që e kritikoi ashpër atë. “El Pibe de Oro” iu përgjigj kritikave duke kërkuar ndjesë. “Thashë gjëra të papranueshme”, deklaroi legjenda e futbollit argjentinas.
BRAZILI, KTHEHET MARCELO, TITULLAR NDAJ BELGJIKËS
Marcelo rikthehet në formacionin bazë të Brazilit për ndeshjen çerekfinale me Belgjikën. Trajneri i “Seleçao”-s ka konfirmuar gjithçka, duket deklaruar se Marcelo do të jetë titullar.
ANGLI-KOLUMBI, FIRMOSET PETICION PËR PËRSËRITJEN
Rreth 190 mijë persona kanë nënshkruar një peticion për përsëritjen e ndeshjes mes Anglisë dhe Kolumbisë. Nisma është ndërmarrë nga tifozët kolumbianë, të cilët kritikuan arbitrin Geiger.
Top Channel