Një edicion i shkurtër informativ në faqen e Web-it, me zhvillimet e deritanishme nga Rusia 2018.

BABAI I HIGUAIN KRITIKON SAMPAOLIN PËR TAKTIKËN

Babai i Gonzalo Higuain nuk i kursen kritikat në drejtim të trajnerit të Argjentinës, Jorge Sampaoli, për ndeshjen me Francën. “Sampaoli la në stol lojtarë me 600 gola të shënuar”, tha i ati i sulmuesit të Juventusit.

 

KROACIA, PERISIÇ ËSHTË GATI: TË BËJMË HISTORINË

Mesfushori kroat Ivan Perisiç është gati për ndeshjen çerekfinale me Rusinë. “Të bëjmë historinë, – u shpreh Perisiç. – E kemi studiuar Rusinë, që ka avantazhin se luan në shtëpinë e saj”.

 

E BUJSHME! GUARDIOLA, NË STOLIN E ARGJENTINËS?

Lionel Messi e Pep Guardiola mund të punojnë sërish bashkë. Sipas medies argjentinase, “AFA” po mendon të sjellë në pankinën “Albiceleste” teknikun aktual të Manchester Cityt, duke i ofruar 12 mln euro në vit.

 

SPANJA, SKUADRA QË KA KRYER MË SHUMË PASIME NË BOTËROR

Spanja është skuadra që ka kryer më shumë pasime në Botërorin e Rusisë, 3.087 të tilla, pasime që nuk e evituan dot eliminimin e saj. Në vendin e dytë dhe të tretë janë Brazili e Argjentina, me 1.985 pasime.

 

RUSI-KROACI, 10 MIJË TIFOZË KROATË DO TË JENË NË SOCHI

Kroacia nuk do të jetë vetëm në Sochi për ndeshjen me Rusinë, në çerekfinalet e Botërorit. Do të jenë 10 mijë tifozë kroatë, që do të shkojnë në këtë qytet për të mbështetur skuadrën e tyre.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA