Ashtu siç ishte paralajmëruar, artistët dhe shoqëria civile kanë kundërshtuar sot jashtë Kuvendit, kundër shembjes së godinës së Teatrit Kombëtar.

Lulzim Basha akuzoi socialistët se e kaluan me procedurë emergjente projektligjin në Kuvend, ndërsa artistët i bënë thirrje jashtë sallës së Kuvendit ministres Kumbaro që të reflektojë dhe të mos votojnë të votojnë pro shembjes së teatrit.

“Kërkojmë që Presidenti i Republikës, si garant i Kushtetutës, të vlerësojë këtë tentativë të kamufluar me ligj për cënimin e pronës publike. Prokuroria e Përgjithshme të verifikojë veprën penale të shpërdorimit të detyrës dhe abuzimin me çmimin e truallit në kundërshtim me çmimet e referencës ligjore”, tha aktori Neritan Liçaj.

Ndërsa aktori Bujar Asqeriu i bëri thirrje qeverisë që të mos e “kafshojë” teatrin: “Dhëmbët tuaja, nëse ngulen në këtë teatër, nuk do të harrohen kurrë. Ndaj, mos e kafshoni teatrin!”

FOTO GALERI
8/13

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA