Nis procesi i numërimit në Tepelenë, votat do të numërohen edhe me Inteligjencë Artificiale Ashtu siç ishte paralajmëruar, artistët dhe shoqëria civile kanë kundërshtuar sot jashtë Kuvendit, kundër shembjes së godinës së Teatrit Kombëtar.
Lulzim Basha akuzoi socialistët se e kaluan me procedurë emergjente projektligjin në Kuvend, ndërsa artistët i bënë thirrje jashtë sallës së Kuvendit ministres Kumbaro që të reflektojë dhe të mos votojnë të votojnë pro shembjes së teatrit.
“Kërkojmë që Presidenti i Republikës, si garant i Kushtetutës, të vlerësojë këtë tentativë të kamufluar me ligj për cënimin e pronës publike. Prokuroria e Përgjithshme të verifikojë veprën penale të shpërdorimit të detyrës dhe abuzimin me çmimin e truallit në kundërshtim me çmimet e referencës ligjore”, tha aktori Neritan Liçaj.
Ndërsa aktori Bujar Asqeriu i bëri thirrje qeverisë që të mos e “kafshojë” teatrin: “Dhëmbët tuaja, nëse ngulen në këtë teatër, nuk do të harrohen kurrë. Ndaj, mos e kafshoni teatrin!”
Top Channel