Trump anulon “favorizimin racor” në shkollat amerikane

04/07/2018 08:59

Administrata e presidentit Trump ka vendosur që të eleminojë politikat e presidencës “Obama”, që promovonin diversitetin në universitete dhe që njiheshin si “veprimi pozitiv”.

Sipas medieve amerikane, kryeprokurori Jeff Sessions anuloi 24 dokumente udhëzuese, shumë prej të cilave kishin të bënin me racën në shkolla dhe rekomandimet e “veprimit pozitiv”.

Ky zhvillim vjen ndërsa Universiteti i Harvardit përballet me padi për diskriminim, për limitet e vendosura ndaj aplikantëve amerikano-aziatikë.

Udhëzimet e presidencës “Obama” kishin si qëllim që të promovonin diversitetin në universitete dhe u kërkonin këtyre të fundit që të favorizonin grupet e margjinalizuara, apo edhe të konsideronin racën mes faktorëve të tjerë në procedurat e pranimit.

“Veprimi pozitiv” ka qenë gjithnjë temë debati në SHBA, e shpeshherë ka shkuar para drejtësisë. Në vitin 2016, Gjykata e Lartë vendosi në favor të “veprimit pozitiv”. Por, gjykatësi Anthony Kennedy, që shkroi atë vendim, doli në pension muajin e shkuar, duke i dhënë mundësinë administratës “Trump” të caktojë një gjykatës që mendon ngjashëm me Presidencën.

Kjo e fundit do t’u kërkojë shkollave të mos konsiderojnë racën në procesin e pranimit. Në fakt, me gjithë vendimin e vitit 2016, edhe Gjykata e Lartë nuk është shumë e qartë, pasi ajo refuzon kuotat e detyrueshme racore, por i lejon shkollat e larta të konsiderojnë racën në pranimin e studentëve.

Rasti i Universitetit të Harvardit e thekson këtë, pasi kjo shkollë nuk akuzohet se ndalon studentët e ravace të tjera, por sepse për amerikano-aziatikët ka vendosur standarde më të larta pranimi sesa për të tjerët, pasi supozohet që ata të jenë më të zgjuar sesa të tjerët.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA