Një edicion i shkurtër informativ në faqen e Web-it, me zhvillimet e deritanishme nga Rusia 2018.

ANGLIA PRISH MALLKIMIN E PENALLTIVE

Anglia është skuadra e fundit çerekfinaliste e Botërorit të Rusisë. Skuadra e Southgate prishi mallkimin e 11-metërshave, teksa eliminoi Kolumbinë në këtë pikë, kur koha e rregullt e ato shtesë përfunduan 1-1.

 

DE BRUYNE ËSHTË I SIGURTË: FIRMOS FITOREN NDAJ BRAZILIT

Belgjikë-Brazil është një prej sfidave çerekfinale të Botërorit të Rusisë. Kevin De Bruyne flet me shumë siguri për këtë përballje. “Firmos fitoren 1-0 të Belgjikës ndaj Brazilit”, tha mesfushori i Manchester Cityt.

 

HARRY KANE, PËR KUALIFIKIMIN: NUK U DORËZUAM ASNJËHERË

Harry Kane, shënuesi më i mirë i Botërorit, nuk e fshehu entuziazmin për kualifikimin e Anglisë në çerekfinale. “Ishte një ndeshje me shumë emocione, nuk u dorëzuam kur pësuam golin në fund”, tha kapiteni i “Tre Luanëve”.

 

YERRI MINA, MBROJTËSI QË BARAZOI PAUL BREITNERIN

Yerri Mina e la Botërorin e Rusisë me një rekord. Mbrojtësi i Kolumbisë shënoi 3 gola në “Rusi 2018”, duke u bërë mbrojtësi me më shumë gola në një Kupë Bote, së bashku me Paul Breitner, i cili në vitin 1974 shënoi të njëjtën kuotë golash.

 

HUMBI PENALLTINË VENDIMTARE, KËRCËNOHET JORGENSEN

Danezi Nicolai Jorgensen mori kërcënime me vdekje në rrjetet sociale, pasi humbi penalltinë vendimtare ndaj Kroacisë. Federata daneze e Futbollit reagoi duke deklaruar se do të bëjë denoncimin në polici.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA