Kampionati botëror mori dy ditë pushim, para se të vijojë me çerekfinalet, por nuk mund të thuhet e njëjta gjë për emisionin “Top Arena” në Top Channel, që vijon të sjellë lajme, analiza, diskutime e debate në lidhje me “Rusi 2018”.

Për t’ia shtuar edhe më shumë sharmin studios, ishte e ftuar edhe Miss World Albania, Joana Grabolli, që përveç bukurisë, tregoi se kishte informacione edhe mbi futbollin.

Bukuroshja shqiptare tha se është një fanse e portugezit Cristiano Ronaldo, ndërsa premtoi “besnikëri” ndaj tij, edhe nëse do të transferohet te Juventusi.

Kujtojmë që dy ditët e fundit mediat italiane dhe spanjolle kanë raportuar negociata të avancuara për transferimin e Ronaldos nga Reali i Madridit te Juventusi, për shumën e 100 milionë eurove.

FOTO GALERI
2/15

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA