Kuzhinierja Fabiola Sulmina për emisionin në “Në Shtëpinë Tonë” ka realizuar një Pancake me kikirikë te pjekur.
Përbërësit për Pancake: Kikirikë, Miell, Dy vezë, Sheqer, Qumësht, Gjalpë, Pana dhe Kripë.
Përgatitja: Fillimisht në një enë qelqi hedhim miellin, dy vezë, sheqerin, gjalpin dhe i rrahim, më pas i shtojmë dhe pak qumësht derisa të bëhet një kompakt i trash.
Ndërkohë që brumi pushon pak, bëjmë pjekjen e kikirikëve me lëvore në mënyrë që të lëshojnë sa më shumë aromë. Kikirikët e pjekur i furlojmë bashkë më pak kripë dhe i bashkojmë me brumin.
Më pas tek soba bëjmë njëkohësisht pancake-t dhe krem karamelin e kripur me kikirikët.
Në një tigan që kemi lënë të ngrohet më përpara, shtojmë brumin e pancak-ut për të pjekur dhe në një tenxhere hedhim sheqerin për t`u shkrirë ne mënuyrë që të merremi me përgatitjen e krem karamelit, sa të marri ngjyrën e art, i shtojmë, gjalpin, panën, kripën dhe kikirikët e pjekur.
Ndërkohë që kremi do jetë gati, ne kemi bërë dhe tre katër copë pancake.
Në pjatë vendosim pancak-ët një mbi një dhe mbi to hedhim kremin që kemi bërë më kikirikë, në fund i hedhim dhe pak sheqer pluhur.
Ju bëftë mirë!
Top Channel