Brazil-Meksikë, ose Samba vs Sombrerot
03/07/2018 08:57
Në fushën e stadiumit të qytetit Samara të Rusisë luhej sfida Brazil-Meksikë, e vlefshme për fazën e 1/8-ave të Kupës së Botës, ndërsa në shkallët e stadiumit shihej gjithçka festive.
Tifozë të të dyja skuadrave bënë gjithçka në mbështetje të yjeve të tyre, por siç dihet, në një ndeshje me eliminim të drejtpërdrejtë fati i buzëqesh vetëm njërës palë.
Ajo që mbetet e mahnitshme mes kujtimeve të asaj sfide është dueli mes ritmeve e veshjeve të Sambës braziliane dhe sombrerove meksikane.
Top Channel