Si arriti Sllovakia të mbledhë kaq shumë prodhues makinash, prodhon pothuajse një milion në vit
Të pakta janë makinat që kanë frymëzuar fëmijët si legjendarja Lamborghini Miura SVR, një supersportive unike në llojin e saj.
Po flasim për një makinë që u prodhua në vetëm një njësi dhe që bëri të lindin qindra novela grafike dhe lodra në Japoni, që më pas u eksportuan në të gjithë botën.
Më shumë se 4 dekada më vonë pasi u ble nga pronari i saj i fundit Hiromitsu Ito, makina legjendare është kthyer në fabrikën e Sant’Agata Bolognese dhe është restauruar nga Lamborghini Polo Storico, departamenti i makinave klasike të markës italiane.
Paolo Gabrielli, shef i Polo Storico, tha se restaurimi i SVR-së zgjati 19 muaj: “Makina erdhi në copa në fabrikën tonë. Origjinalit i kemi shtuar vetëm sediljet sportive”.
Lamborghini Miura SVR i kthyer në pamjen e mëparshme është ekspozuar në pistën japoneze të Nakajamës.
Top Channel