Fituesi i 5 “Topave të Artë”, Cristiano Ronaldo padyshim që është edhe personi që e ndjen më tepër zghënjim nga portugezët që u eliminuan një natë më parë në “Fisht Stadium” nga Uruguai.

E pas Messit, i takoi Cristiano Ronaldos që të përgatisë valixhet për t’u kthyer në shtëpi, e ndoshta më i turbullt se kurrë më parë.

E ardhmja për sulmuesin e Real Madrid është një mister ende i pazgjidhur, e pas eliminimit një natë më parë dyshimet për portugezin që dha sinjale të qarta largimi nga “galaktikët” pas fitores së finales së Champions League.

“Ky nuk është momenti për të folur rreth së ardhmes”, deklaroi ai në intervistën pas humbjes ndaj Uruguait.

Portugezët dhanë gjithçka në fushën e lojës, por vetëm një herë mundën të thyejnë mbrojtjen e hekurt të uruguait, që gjeti rrugën drejt çerekfinaleve me anë të Cavanit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA