Lajmet shkurt nga Botërori, 30/06/2018 – Ora 18:00

30/06/2018 18:00

Një edicion i shkurtër informativ në faqen e Web-it, me zhvillimet e deritanishme nga Rusia 2018.

BUJARI MBAPPE
Kylian Mbappe ka vendosur që të japë për bamirësi shpërblimin e tij të Botërorit. Sulmuesi i PSG do të kalojë gjithçka për llogari të një shoqate që propozon iniciativa sportive për fëmijët në spitale.

QEVERIA SUEDEZE NDALON BOJKOTIN E “RUSI 2018”
Anëtarë të qeverisë skandinave do të shkojnë në Rusi për të mbështetur Suedinë në ndeshjen me Zvicrën.

MARADONA-SHOW, FIFA I PAGUAN 11 300 EURO
Prania e Maradonës në stadiumet e Botërorit të Rusisë ka kosto për FIFA-n. Qeveria e futbollit botëror ka paguar 11 300 euro “Pibe de Oro”-n për shfaqje në impiante.

BELGJIKA ME LUKAKUN
Belgjika do të ketë në fushë Romelo Lukakun në ndeshjen ndaj Japonisë. Sulmuesi i Manchester United është riaftësuar plotësisht nga dëmtimi në kavilje.

RUSIA NUK I TREMBET “LA ROJA”-s
Rusia nuk i trembet Spanjës. Ky është mesazhi i trajnerit Cherchesov në prag të sfidës me iberikët.

Top Channel