Një edicion i shkurtër informativ në faqen e internetit të Top Channel, me zhvillimet e deritanishme në vend, rajon, botë, sport e me gjerë. Për më tepër ndiqni videon:

NAFTA, 7 TAKSA MBI NJË LITËR

Çmimi i naftës në vend është më i lartë ngaqë shqiptarët paguajnë 7 taksa. Madje 3 prej tyre, taksa e qarkullimit, ajo e skanimit dhe markimi nuk ekzistojnë në asnjë vend tjetër të Europës por janë shpikur në Shqipëri.

 

PD DHE LSI VIJOJNË AKUZAT PËR TEATRIN

Albana Vokshi e PD akuzoi për mashtrim Ramën dhe Veliajn se do ketë 3 kulla në territorin e teatrit kombëtar  ndërkohë që Monika Kryemadhi e LSI i bën thirrje presidentit të mos dekretojë ligjin

 

SHOQËRIA CIVILE NË PROTESTË TEK BK

 Një javë pas përmbytjes së kateve përdhese të bibliotekës kombëtare, përfaqësues të shoqërisë civile protestuan me tharëse flokësh në duar.

 

AMERIKA DO ZHVENDOSË 35 MIJË TRUPAT E SAJ

 Amerika mund të tërheqë trupat e saj nga gjermania dhe t’i pozicionojë në Poloni pas kërkesës së Trump me pretendimin se Gjermania nuk ka paguar 2 për qind të GDP-së për NATON.

 

BOTËRORI “RUSI 2018”, NIS FAZA E 1/8-VE

Nisi në këto momente ndeshja për fazën e 1/8 të botërorit mes Francës dhe Argjentinës, e konsideruar si finalja e parakohshme e këtij botërori.

Top Channel