Një edicion i shkurtër informativ në faqen e internetit të Top Channel, me zhvillimet e deritanishme në vend, rajon, botë, sport e me gjerë. Për më tepër ndiqni videon:

GJENDET I VDEKUR GARDISTI

Një punonjës i Gardës së Republikës u gjend i pajetë në makinën e tij. Policia, në vendin e ngjarjes gjeti edhe një pistoletë dhe dyshon se i ndjeri ka qëlluar veten në kokë. Vijojnë hetimet.

 

NEGOCIATAT, RUÇI: VENDIMI, SI PËR MALIN E ZI

Kryeparlamentari, Gramoz Ruçi e ka vlerësuar si një vendim që na afron me familjen europiane hapjen e negociatave pavarësisht afateve kohore. Jemi në testim tha ai para gazetarëve, në të njëjtën rrugë që kaloi edhe Mali I Zi.

 

PAK PUSHUES NE SHËNGJIN. SHTOHEN NË DURRËS DHE VLORË

Ndërkohë që në Durrës dhe Vlorë turistët po shijojnë jo vetëm detin por edhe kulinarinë e terrenet malore, në Shëngjin të Lezhës situata paraqitet e vakët pasi pushuesit e frekuentojnë kryesisht për plazhin.

 

MARRËVESHJA PËR EMRIN. IVANOV SËRISH KUNDËR

Ligji për emrit do kthehet sërish në parlamentin maqedonas për votim dhe ndonëse kushtetuta e detyron ta firmose, Ivanov duket se nuk do e bëjë. Talat Xhaferri I kërkon të reflektojë.

 

GJITHNJË Ë MË SHUMË BRITANIKË KËRKOJNË EUROPËN

Numri I britanikeve qe kërkojnë pasaporta europiane është rritur ndjeshëm. Vitin e kaluar, 13.000 persona siguruan shtetësinë në njërin prej vendeve anëtare të bllokut.

 

 

Top Channel