Hapi i parë që duhet të bëni kur ndjeheni të stresuar është të kuptoni se si të përmirësoni situatën.
Mos harroni se, përveç menaxhimit siç duhet i të gjitha emocioneve negative, është e rëndësishme që t`i kushtoni vëmendje edhe gjërave që hani.
Për këtë arsye, sot do të flasim për ushqimet më të mira që reduktojnë stresin, ato që nuk duhet të mungojnë në dietën e përditshme.
Mbani shënim!
3. Salmoni - Salmoni është një pjatë e shëndetshme dhe e shijshme që do t'ju ndihmojë të zvogëloni nivelin e stresit tuaj.
• Acidet yndyrore të Omega 3 te salmoni luftojnë inflamacionin, ndihmojnë për të zvogëluar nivelin e kortizolit në trup. Ideale do të ishte të konsumoni salmon, ose ndonjë lloj tjetër të peshkut blu, të tilla si sardelet, dy ose tri herë në javë. Sipas disa studimeve, ky lloj peshku i pasur me acidet yndyrore Omega 3 mund të zvogëlojë deri në 20% të niveleve të stresit.
Top Channel