Fjoralba Ponari, bukuroshja bionde e “Top Arena” – VIDEO/FOTO

29/06/2018 11:27

Që prej nisjes së Botërorit Rusi 2018, “Top Arena” ka rrëmbyer të gjithë vëmendjen e shqiptarëve duke nisur nga ora 22:01 minuta, menjëherë pas përfundimit të ndeshjes së mbrëmjes.

Një program nën drejtimin e Eduard Manushit e përkrah tij është Fjoralba Ponari.

Por kush është bukuroshja bionde, e cila ka rrëmbyer vëmendjen e mediave dhe sigurisht edhe të audiencës, duke u kthyer menjëherë në një prej prezantueseve më të dashura për shqiptarët.

Ajo ka përfunduar studimet për stomatologji, ndërsa pjesë e Top Channel është bërë një vit më parë në “The Voice”.

Në rrjetet sociale, atë e kanë krahasuar edhe me Marina Vjollcën, e cila ka drejtuar më parë “Procesin Sportiv” me Manushin, por këto krahasime Fjoralbës nuk është se i pëlqejnë.

E ftuar para disa ditësh në “Pop Culture”, Fjoralba është shprehur se nuk ka asnjë arsye pse të krahasohet me Marinën. “Nuk më pëlqen që më krahasojnë me Marinën, nuk kemi asgjë të përbashkët, e vetmja gjë e përbashkët është në lidhje me Manushin që është kimia që dyja çiftet kanë në ekran, domethënë vendi ishte vakant unë nuk zëvendësova asnjë njëri”.

@fjoralba.ponari dhe #edimanushin sonte ne @procesisportiv_toparena

A post shared by ProcesiSportiv (@procesisportiv_toparena) on

@fjoralba.ponari dhe #edimanushi ne @procesisportiv_toparena

A post shared by ProcesiSportiv (@procesisportiv_toparena) on

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA