Irgen Çela, aktori i mirënjohur i humorit, tregoi se çfarë sakrifice ka bërë për të qenë pjesë e Portokallisë.

Në një intervistë për “Pop Culture”, interpretuesi i shumë roleve në Portokalli, tha se nuk kalon kohë sa duhet me familjen dhe se “për Portokallinë kam lënë teatrin”.

“Kur je student, Portokallinë e shikon si me mospërfillje. Por kur je brenda saj dhe shikon se çfarë ritmi ka dhe se me çfarë aktorësh punon, ndryshon mendim. Ka aktorët më të mirë dhe prodhues në qarkullim”, tha Çela.

“Roli i babait, policit dhe burrit te çifti i lumtur janë rolet e mia të preferuara”, u shpreh aktori i famshëm.

Irgen Çela theksoi se “puna në televizion është kompromisi më i madh për karrierën”.

“Doja vetëm teatër, por kur përballesh me jetën e kupton që ke nevoja të tjera. Studenti ndërgjegjësohet me kalimin e viteve dhe merr në konsideratë çdo hapësirë ku mund të punojë. Idealizmi venitet vetvetiu”, tha Çela.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA