Që kur në Botëror është futur faza e grupeve, Gjermania kishte kaluar gjithmonë. Por këtë herë jo.

Kampionët e botës në fuqi i thanë lamtumirë Kupës së Botës, njëlloj siç kishte ndodhur me Italinë dhe Spanjën në tre kompeticionet e fundit. Low e dinte. “Duhet të ndryshojmë pasi fituam Kupën e Botës, Italia dhe Spanja u përpoqën të ktheheshin me të njëjtën skuadër, por dështuan”, pati thënë trajneri gjerman herë pas here pasi kapi qiellin me dorë në vitin 2014. Por tranzicioni i butë që ai kërkoi të bënte, i mbeti në duar, pasi “Die Mannschaft” këtë herë dështoi keq, më keq se kurrë më parë…

Më poshtë ju rendisim 10 arsyet e këtij dështimi.

FOTO GALERI
1/10
1. Mbrojtje e brishtë me Hummels dhe Boateng: Vetëm Egjipti (16) dhe Koreja e Jugut (15) kanë pësuar më shumë goditje në portë se sa skuadra gjermane. Dy qendërmbrojtësit e Bayern shfaqnin dobësitë e tyre sa herë që iu duhej të ktheheshin pas. Shumë vuajtje.

Top Channel