Maskoti i “paligjshëm”, policia ruse e ndalon kukullën e festës së brazilianëve

26/06/2018 13:56

Maskota zyrtare e përfaqësueses së Brazilit hyn në telashe.

I quajtur “Canarina Pistola”, ky i fundit mendoi të organizojë një festë me tifozët brazilianë teksa prisnin “Seleçaon” të mbërrinte në hotelin ku do të akomodohej.

Por gjërat nuk shkuan mirë për maskotën, i cili u ndalua nga punonjësit e sigurisë të cilët edhe e përzunë nga hoteli për shkak të mungesës së lejes së kalimit, madje i lidhën edhe një kordon në qafë.

Federata Braziliane ishte e bindur se maskota e skuadrës gëzonte famë në Rusi, por nuk ishte kështu. Kjo e shtyu Federatën të dalë garant për ‘Canarina Pistola’, i cili u lirua për t’u bashkuar në rrugë me tifozët.

Top Channel