Të ndash regjimin ushqimor me partnerin është një zgjedhje fituese.

Të ndash regjimin ushqimor me partnerin është një zgjedhje fituese.

Tani është koha që në plan të parë janë rrobat e banjos: para se të vishni sërish bikini, është koha që të hiqni ca kile të tepërta.

Misioni nuk është i pamundur, me kusht që ju të angazhoheni plotësisht dhe të luani të gjitha kartat që keni në dispozicion.

Duke hedhur poshtë idenë për të kaluar në agjërim ose në një nga ato dietat ekstreme të dëmshme për shëndetin dhe gjithashtu jo efektive për shkak se kilet e humbura rikthehen menjëherë, mund të përpiqeni të përfshini partnerin në projektin e humbjes së peshës: dieta do të jetë më e lehtë dhe më efektive.

Dhe në fund disa kile më pak në bel do t’i bëjnë mirë edhe atij.

FOTO GALERI
6/8
6 - Menyja e duhur për secilin – Nevoja kalorike nuk është e njëjtë për burrat dhe gratë dhe varet rreptësisht nga mënyra e jetesës së secilit person. Në përgjithësi mund të thuhet se nëse qëllimi është të ruajë peshën, një mashkull i rritur ka nevojë për rreth 2.000 kalori në ditë, ndërsa një gruaje i mjaftojnë rreth 1700-1800. Nga ana tjetër, ata që bëjnë rregullisht aktivitet fizik mund të arrijnë 2600 kalori nëse janë burra dhe 2300 nëse janë femra. Por nëse të dy duan të humbin peshë, duhet të “ulin” 500-600 kalori në ditë: po ta llogarisim, ndryshimi nuk është i madh.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA