TopAwards/ Ronela Hajati: “Do ta luj”, një këngë që ta kërcejnë edhe ata që më kanë inat

23/06/2018 17:13

Kanë kaluar thuajse dy muaj nga projekti i fundit muzikor i Ronela Hajatit “Maje Men” por këngëtarja ka ardhur me një tjetër prurje të re, e cila është shndërruar menjëherë në qendrën e diskutimeve nëpër portalet shqiptare.

Ndryshe nga projektet e mëparshme, artistja në këtë këngë ka vendosur të vijë me një tematikë mjaft interesante, e cila është komentuar dhe pritur mjaft mirë nga publiku shqiptar.

“Do ta luj” mban titullin publikimi më i ri i Ronelës, i cili është bërë menjëherë pjesë e klasifikimit të “The Top List”, falë sugjerimeve të shumta të bëra nga ana e fansave në topawards.top-channel.tv.

Në një intervistë të dhënë për “Top Awards”, Ronela ka folur më shumë për këtë këngë, me të cilën është argëtuar pafund.

Top Awards Na kishe premtuar se do sillje një projekt që e kishe shumë përzemër, për këtë këngë e kishe fjalën?

Ronela Hajati: Unë zakonisht këngën e mia i kam tepër përzemër deri në momentin që lançohen, pastaj ngaqë i kam dëgjuar e ndërruar miliona herë nuk dua fare t’i dëgjoj më. Gjithsesi kjo kënga më bën të kërcej sikur të mos ishte e imja.

Top Awards: “Do ta luj”, po çfarë do luash?

Ronela: Në fakt pavarësisht se kuptimi shabllon merret si “do ta luaj” “do kërcej” gjithmonë, në fakt ka të bëjë me një shprehje zhargon të flirtit! Do ta luaj, në sensin që do flirtoj me ty, do interesohem për ty edhe nëse vuaj për ty… por gjithësesi çdo kuptim i shkon, prandaj është bërë!

Top Awards Eshtë një këngë që trajton një tematike tepër qesharake, nga je frymëzuar për këtë tekst?

Ronela Hajati: Të më besosh realisht, jam surprizuar në fillim nga komentet e mrekullueshme dhe u lumturova që nuk i kishin parë vetëm pjesën “mendjelehte” të këngës. Teksti dhe kënga është hedhur për gjysmë ore e pastaj është rregulluar çdo detaj, për shumë kohë dhe për këtë falenderoj shumë “Tull Production”. Mendoj se një këngë e mirë po u nis duhet të dali shpejt, pastaj procedura e çdo gje tjetër absolutisht që zgjat.

Top Awards Në këtë këngë ke ardhur si tekstshkuruese, këngëtare, kërcimtare por dhe një aktore shumë e mirë, e ke shijuar realizimin e këtij projekti apo të ka lodhur shumë?

Ronela Hajati: Nuk jam lodhur të them të drejtën përveç temperaturave që ishin shumë të larta ato ditë dhe vrapit tim në majë të takave në gjithë Tiranën. Pjesa tjetër ka qënë vetëm me të qeshura kështu që faleminderit shumë edhe “Talelli Production”.

Top Awards Ndërkohë që shumica e artistëve zgjedhin bregdetin gjatë verës për xhirimin e klipit, Ronela pse zgjedh qendrën e Tiranës?

Ronela Hajati: Sepse kam qejf një “storyboard”, një skenar dhe kjo nuk mund të ndodhë nëpër plazhe gjithmonë.

Top Awards Kush është kujdesur për pamjen tënde në këtë klip?

Ronela Hajati: Sageri për make-up, ndërsa për veshjen këtë rradhë ngaqë gjërat u bënë tepër shpejt e nuk kisha shumë kohë, m’u desh të merresha vetë.

Top Awards Kjo këngë të sjell paksa ndryshe në stilin muzikor? Nëse po, pse vendose të vije në këtë lloj forme?

Ronela Hajati: Se kam menduar këtë. Doja të bëja një kënge të këndshme që ta kërcenin dhe ata që më kanë inat! Kaq (qesh).

Top Awards Eshtë momenti të shijosh dy projektet e fundit muzikore apo do i futesh sërish punës?

Ronela Hajati:Punën se ndajmë… Për momentin po fokusohem te këto duke qenë se janë materiale shumë të freskëta.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA