Lajmet kryesore të ditës, 23/06/2018 – Ora 16:00

23/06/2018 16:00

Një edicion i shkurtër informativ në faqen e web-it, me zhvillimet e deritanishme në vend, rajon, botë, sport e me gjerë. Për më tepër ndiqni videon:

RAMA: AEROPORTI NIS MUAJIN TJETËR
Kryeministri Rama tha se në Korrik do fillojnë punimet për Aeroportin E vlorës dhe po negociohet me palët që të ketë ccmimet më të ulëta në rajon. Ky investim tha ai do të punësojë 1000 vetë.

SHQIPËRIA, KORRIDORI I KALIMIT TË EMIGRANTËVE
Shqipëria është kthyer në korridorin kryesor të kalimit të emigrantëve ku vetëm gjatë 5 ditëve të fundit më shumë se 100 të tillë janë kapur nga policia kufitare.

KE: NUK KA PLANE PËR QENDRA AZILI, THJESHT KONCEPT
Keshilli europian mohon te kete plane konkrete per ngritjen e qendrave te azilit ne shqiperi por presidenti I parlamentit Evropian, Antonio Tajani thotë se qendra të tilla I përfytyron në Shqipëri ose Maqedoni.

DELIMITIMI I ZONAVE DETARE. MINISTRIA: PO PUNOJMË
Ministria e jashtme njofton mbylljen e raundit të tretë të bisedimeve për detin me Greqinë dhe po punohet ende për të gjetur një zgjidhje të qëndrueshme në interes të dyja palëve.

BELGJIKA SPEKTAKËL KUNDËR TUNIZISË
Përfundoi 5 – 2 sfida Belgjikë – Tunizi në një ndeshje plot aksion me gola të shënuar nga Eden Hazard, Romelu Lukaku dhe Michy Batshuayi për Belgjikën dhe Dylan Bronn, e Wahbi Khazri për Tunizinë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA