Foto ilustruese, Dani Osvaldo-Johnny Depp

A i ngjan apo është vet ai? Ndoshta! Shumë futbollistë të pranishëm në kampionatin botëror që po zhvillohet në Rusi kanë nga një sozi diku tjetër në botë.

Është thënë e stërthënë se kushdo prej nesh ka të paktën 7 të tillë, edhe pse disa e besojnë, e disa të tjerë jo. S’ka rëndësi nëse janë aktorë të famshëm apo më pak, e ndoshta edhe njerëz të panjohur. Ne po ju mundësojmë ato që i përafrohen më së shumti perfektes në këtë Kupë Bote.

FOTO GALERI
20/20
“Di Maria Milioneri” - Dy...milionerë me koston e njërit! Për më tepër, kontrata e Angel Di Marias me PSG-në e tejkalon shumëfish këtë shifër, të cilën e kërkon me ngulm ta fitojë personazhi i famshëm, i interpretuar nga aktori britanik, Dev Patel, në filmin e famshëm “Milioneri”. Këta të dy, veçse kanë të përbashkët “llogarinë bankare”, ngjajnë edhe shumë me njëri-tjetrin.

Top Channel