Foto ilustruese, Dani Osvaldo-Johnny Depp

A i ngjan apo është vet ai? Ndoshta! Shumë futbollistë të pranishëm në kampionatin botëror që po zhvillohet në Rusi kanë nga një sozi diku tjetër në botë.

Është thënë e stërthënë se kushdo prej nesh ka të paktën 7 të tillë, edhe pse disa e besojnë, e disa të tjerë jo. S’ka rëndësi nëse janë aktorë të famshëm apo më pak, e ndoshta edhe njerëz të panjohur. Ne po ju mundësojmë ato që i përafrohen më së shumti perfektes në këtë Kupë Bote.

FOTO GALERI
19/20
“Game of...Kuba” - Sean Bean është i famshëm sepse, përkundër vullnetit të tij, e gjen gjithmonë veten të interpretojë personazhe me një fund të hidhur. Shpresa për Kuba Blaszczykoëskin është që Botërori, nëse fitohet nga Polonia, të jetë më pak dramatik krahasuar me rolin e aktorit të “Game of Thrones”. Edhe pse, duke parë ndeshjen e parë, rruga drejt trofeut është një e përpjetë e fortë.

Top Channel