Një edicion i shkurtër informativ në faqen e web-it, me zhvillimet e deritanishme në vend, rajon, botë, sport e me gjerë. Për më tepër ndiqni videon:

TARIFAT PËR KALIMIN NË RRUGËN E KOMBIT
100 lekë do paguajë cdo veturë e rregjistruar në Kukës deri ne 44 kalime në muaj. Lehtësira do ketë edhe per linjat e trasportit të licensuara si dhe përdoruesit më të shpeshtë. Pagesa në aksin Milot-Morinë do fillojë nga 17 Shtatori.

SHI BIE NË TIRANË…
Shiu e breshëri I rënë pak më parë në kryeqytet e veshtirësoi së tepërmi kalimin e automjeteve me ujin e dalë në rrugë.

BASHKIMI I FËMIJËVE NË SHBA
Nje pjese e femijeve qe u ndane nga prinderit e tyre ne shtetet e bashkuara, kane rigjetur familjen. Shtepia e bardhe njofton se nga 2300, 500 jane rikthyer tek prinderit.

BRAZILI MPOSHT KOSTA RIKEN “IN EXTREMIS”
Përfundoi pak minuta më parë takimi i veshtirë Brazil – Kosta Rika, me fitoren 2 – 0 falë golave në minutat shtesë të Coutinho dhe Neymar. Brazili i pari në grupin E.

EURO VAZHDON TË ZHVLERËSOHET
Monedha evropiane, Euro është zhvlerësuar sërish sot përballë lekut dhe në treg blihet 126.09 lekë. Ndërsa dollari amerikan këmbehet 108,11 lekë.

Top Channel