Gjonaj: Reforma në drejtësi dhe ajo e pronës, të lidhura ngushtësisht

22/06/2018 10:20

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, gjatë një takimi të organizuar nga Bashkimi Europian për të drejtën e pronës paraditen e së premtes, deklaroi se janë hartuar projektligjet për pronën dhe është nisur puna për regjistrimin e pasurive.

“Janë hartuar projektligjet për pronën. Është vijuar me punën për regjistrimin e pasurive shtetërore në bregdet”, deklaroi Gjonaj.

Ministrja nënvizoi se “reforma në drejtësi dhe reforma e pronës janë lidhur ngushtësisht”.

Top Channel