Një edicion i shkurtër informativ në faqen e web-it, me zhvillimet e deritanishme në vend, rajon, botë, sport e me gjerë. Për më tepër ndiqni videon:
GJYKATA E TIRANËS PRANON ANKIMIMIN E IZET HAXHISË
Dy dekada më pas, rihapet dosja e vrasjes se Azem Hajdarit. Gjykata e Tiranës pranoi kërkesën e Izet Haxhisë për t’u rigjykuar, pasi ishte dënuar ne mungese me 25 vite burg.
DHUNA NË FAMILJE, SHTOHEN RASTET
Dhuna në familje po njeh shifra të frikshme kohët e fundit ku vetëm në 4 ditë policia raporton për 57 raste. Shumica e denoncimeve janë të grave po nuk mungojnë edhe prindërit që denoncojnë fëmijët apo anasjelltas.
NOTAT E PROVIMEVE TË MATURËS
Në provimin e letërsisë dhe gjuhës shqipe janë mbetës 1363 maturantë, ndërkohë që 221 të tjerë janë vlerësuar me notën 10.
DE TELEGRAAF: HOLANDA “JO” SHQIPËRISË
Holanda do të bllokojë hapjen e negociatave me Shqipërinë për anëtarësimin në BE, me arsyen e shqetësimit “për luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në vend”.
FRANCA ELIMINON PERUNË
Franca eliminoi Perunë nga botërori me golin e shënuar nga Kylian Mbappe në minutën e 35. Ajo renditet e para e grupit me 6 pikë të plota.
SOT DITA MË E GJATË E VITIT
Sot është dita më e gjatë e vitit dhe në Tiranë dielli lindi në 5 e 7 minuta e do perëndojë në 20 e 17 minuta. Kjo ditë njihet si Solstici i verës.
Top Channel