Pas barazimit me Islandën, Argjentina nuk duhet të gabojë përballë Kroacisë dhe ai që shpreson të ketë një shans për t’u aktivizuar në këtë ndeshje është fantazisti i Juves, Paolo Dybala.
“Çdo stërvitje e bëj sikur do të jem titullar. Jam shumë optimist dhe e ndjej se do kem mundësitë e mia për të qenë në fushë”, tha Dybala në konferencën për shtyp përpara takimit me Kroacinë.
Shpesh emri i Dybala është lakuar për të qenë titullar së bashkë me Messin, që nga ana e tij është në qendër të kritikave për 11-metërshin e humbur me Islandën: ‘Leo është i pari që do të kalojë këtë moment negativ. Jemi të gjithë me të, të gatshëm ta mbështesin në çdo moment”.
Dybala foli edhe për faktin që emri i tij ishte në dyshim deri në momentin e fundit. “Kam punuar gjithnjë shumë mirë dhe me shumë besim për atë që po bëja”.
Top Channel