Reperi amerikan XXXTentacion, i cili u bë i famshëm falë dy albumeve hit të njëpasnjëshme, është vrarë në moshën 20-vjeçare.

Ngjarja ka ndodhur në jug të Floridës ditën e hënë, kur një person e ka qëlluar me armë zjarri.

Policia thotë se XXXTentacion, emri i vërtetë i të cilit është Jahseh Onfroy, u dërgua në spital përpara se të ndërronte jetë. Mësohet se reperi po dilte nga një koncesionar motorësh kur dy persona të armatosur iu afruan dhe njëri prej tyre e qëlloi.

Të dyshuarit, të cilët mendohet se kërkonin ta grabisnin, u larguan me një SUV me ngjyrë të errët.

20-vjeçari ishte një artist që gjithmonë u rrethua nga polemika gjatë karrierës së tij të shkurtër dhe aktualisht po përballej me akuza për dhunë në familje.

Top Channel