Një edicion i shkurtër informativ në faqen e web-it, me zhvillimet e deritanishme nga Rusia 2018.
MBYLLEN SOT NDESHJET E PARA
Botërori do të njohë sot edhe 4 skuadat e fundit me përballjet Kolumbi-Peru në oren 14, Poloni-Senegal në orën 17, ndërsa luhet edhe ndeshja e dytë e grupit A, Rusi-Egjipt.
SON RREZIKON SHËRBIMIN USHTARAK
Futbollisti i kombëtares së koresë së jugut dhe i Trotenham Heung-Min Son rrezikon të bëjë shërbimin ushtarak të detyrueshëm në vendlindje, nëse Korea e Jugut nuk arrin të kalojë fazën e grupeve.
IRONIA E CANTONA ME NEYMAR
Pas mediave braziliane, Neymar është vënë në lojë nga Eric Cantona. Ai është munduar të imitojë modelin e flokëve të brazilianit, duke vendosur mbi kokë makarona të ziera pak dhe shkruante ‘spagheti al dente’.
PANIK TE ARABIA SAUDITE
Skuadra e Arabisë Saudite ka përjetuar momente paniku gjatë udhëtimit nga Miska në Rostov. Një prej motorëve të avionit mori flakë, por pilotët arritën të kryejnë ulje të sigurtë.
MIZAT PUSHTOJNË VOLLGOGRADIN
Mizat dhe mushkonjat u bënë protagoniste në stadiumin e Vollgogradit, përpara takimit mes Tunizisë dhe Anglisë. Futbollistët e vuajtën me shumë përpara ndeshjes, edhe pse autoritetet kishin spërkatur me ilaç kënetat përreth.
Top Channel