Një edicion i shkurtër informativ në faqen e web-it, me zhvillimet e deritanishme në vend, rajon, botë, sport e me gjerë. Për më tepër ndiqni videon:

DEKOROHET GAFURR MAZREKU, REAGIMET KUNDËR
Partia Demokratike reagoi pas dhënies së titullit qytetar nderi nga këshilli bashkiak i hasit Gafurr Mazrekut që mbahet mend si deputeti qe qelloi me arme zjarri ne mes te parlamentit Azem Hajdarin. Kunder vendimit reagoi edhe Rama.

SEZONI TURISTIK, BLLOKOHEN 17 MJETE LUNDRUESE
Policia e Shtetit ka nisur masat për sezonin turistik me praninë e efektivëve në plazhet më të frekuentuar dhe bllokimin e mjeteve lundruese pa dokumentacionin përkatës.

MAQEDONI, QEVERIA MIRATON MARRËVESHJEN PËR EMRIN
Qeveria maqedonase miratoi me unanimitet marrëveshjen me Greqinë për emrin e ri të vendit, Maqedonia e Veriut e cila pritet të votohet edhe në parlament.

SKANDALI ME GAZRAT E DËMSHËM, ARRESTOHET STADLER
Shefi ekzekutiv i “Audi”, u vu në pranga në lidhje me skandalin e gazrave të dëmshëm në makinat me naftë. Rupert Stadler u arrestua për rrezikun që paraqet në fshirjen e provave.

SUEDIA TRIUMFON NDAJ KORESË SË JUGUT
Përfundoi 1- 0 ndeshja mes Suedisë dhe Koresë së jugut falë golit të shënuar nga një 11 metërsh I Andreas Granqvist në minutën e 66.

Top Channel