Një edicion i shkurtër informativ në faqen e web-it, me zhvillimet e deritanishme nga Rusia 2018.
SERBIA E NIS ME FITORE BOTËRORIN
Serbia e ka nisur me këmbën e mbarë Botërorin, duke fituar 1-0 ndaj Kosta Rikës. Goli i vetëm u shënua me goditje dëbimi nga mbrojtësi Kolarov
BRAZILI NUK HUMBET PREJ 3 VJETËSH
Neymar është kthyer në liderin e Brazilit. Me të në fushë Selecao nuk humbet asnjë një ndeshje qe prej 3 vjetësh. Trajneri Tite thotë që nuk është ende në 100%
SALAH SHFAQET NË STËRVITJEN E EGJIPTIT
Salah është parë në stërvitjen e fundit të Egjiptit. Sulmuesi mendohet se mund të aktivizohet në ndeshjen kundër Rusisë, e dyta për Egjiptin në këtë Botëror
MESSI I SHQETËSUAR PËR HUMBJEN E PENALLTISË
Lionel Messi e ka vuajtur shumë humbjen e 11-metërshit me Islandën dhe stafi drejtues i Argjentinës i druhet frikës se kjo gjendje mund të ndikojë edhe në ndeshjet e tjera të Botërorit
ZVICRA KËRKON VENDIN E PARË NË GRUP
Trajneri i Zvicrës Vladimir Petkovic është i bindur për forcën e skuadrës së tij në Botëror: ‘kërkojmë të zëmë vendin e parë në grup’, u shpreh ai përpara ndeshjes me Brazilin
Top Channel