Goli ndaj Gjermanisë shkakton tërmet në Meksikë!
17/06/2018 19:33
Goli i Meksikës ka shkaktuar një tërmet artificial në Meksiko, për shkak të ekzaltimit të tifozëve. Lajmi është bërë i ditur nga agjencitë lokale të sizmologjisë, që raportojë se tërmeti është regjistruar pikërisht në momentin e shënimit të golit të Meksikës.
Tërmeti besohet se është i shkallës IV Mercalli, ose 4.5 i shkallës Richter, ndërsa i ngjashëm u shkaktua edhe në Napoli, pas golit që shënoi Koulibaly në Torino, ndaj Juventusit.
Edhe sot në Meksiko, mijëra njerëz ishin mbledhur në qendrën e qytetit, për të ndjekur ndeshjen në njërin prej ekraneve gjigantë të vendosur nga autoritetet lokale.
Top Channel