“Ocean’s 8”, filmi që ka mbledhur bashkë tetë yjet e Hollivudit vjen premierë edhe në kinematë shqiptare.
Yjet femërore të Hollivudit bëhen bashkë në një film të vetëm! Është “Tetëshja e Ocean-it”, superkomedia verore që sjell në një histori të vetme Sandra Bullock, Cate Blanchett, Anne Hathaway dhe Rihanën.
Në “Ocean’s 8”, ky kast i zgjedhur aktorësh femra komplotojnë për të realizuar supervjedhjen e vitit: në zemër të Nju Jorkut, në Met Gala.
“Tetëshja e Oceanit” nuk provon se miti i serive të meparshme, Danny Ocean, interpretuar nga George Clooney ka vdekur, por pretendon se hajduti me famë botërore ndodhet diku në rrethana të pashpjegueshme, kur Sandra Bullock, në rolin e Debbie Ocean, motrës së Danny-t, vihet në kontakt me shoqen e saj Lou, së cilës i janë dashur 5 vite që të planifikojë vjedhjen e vitit: një varëse me diamante me vlerë miliona dollarë.
Top Channel