Edhe pse Franca e kaloi me sukses provën e parë ndaj Australisë, trajneri Deschamps nuk duket i kënaqur nga loja që zhvilluan futbollistët e tij.

“Nuk ishte aspak e lehtë që të fitohej ndeshja e parë. Ishte shumë e vështirë ndaj një kundërshtari që nuk lëshoi asnjë sekondë në lojë. Duhej të bënim më shumë, sidomos në qarkullimin e topit dhe pasimet vertikale. Kishim disa mundësi në fundin e ndjeshjes, por pasimet nuk u finalizuan. Nuk jam euforik, kemi bërë detyrën, por mund të bëjmë më mirë. Duhet të luftojmë shumë sepse të gjithë kundërshtarët janë të fortë”, tha trajneri Deschamps.

Me një humor më të mirë dukej një prej më të mirëve të ndeshjes, Paul Pogba: “Në një ndeshje të Kupës së Botës nuk ka skuadra të vogla. Është shumë e rëndësishme të fitosh ndeshjen e parë dhe për ne ishte e vështirë. Te goli u ndihmova nga mbrojtësi, por e rëndësishme është që topi shkoi përtej vijës”, tha mesfushori.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA