Departamenti Amerikan i Shtetit ka dhënë alarmin për sulme terroriste potenciale në aktivitetin më të rëndësishëm sportiv të vitit, Kampionatin Botëror të Futbollit, që po mbahet në Rusi.

Departamenti Amerikan i Shtetit ka dhënë alarmin për sulme terroriste potenciale në aktivitetin më të rëndësishëm sportiv të vitit, Kampionatin Botëror të Futbollit, që po mbahet në Rusi.

Në një njoftim për udhëtimet e shtetasve amerikanë, DASH ka theksuar se duhet të kenë kujdes në udhëtimet për në Rusi.

“Ngjarjet e mëdha ndërkombëtare siç është Kupa e Botës, janë objektiv potencial i sulmeve terroriste. Edhe pse siguria në Kampionatin Botëror do të jetë e madhe, terroristët mund të sulmojnë vende të grumbullimeve masive si stadiumet dhe pikat turistike, stacionet e transporteve dhe vende të tjera publike”, thuhet në njoftim.

Shteti Islamik ka kërcënuar për pengim të zhvillimit të kampionatit që nga viti i kaluar. Autoritetet ruse kanë thënë se janë të gatshëm dhe kanë stacionuar dhjetëra mijëra staf sigurie në Moskë dhe 10 qytete të tjera që janë pritëse të fazës finale të kampionatit.

Ata po ashtu theksuan se kanë në dispozicion edhe sigurinë ajrore.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA