Danimarka arriti të mposhtë me rezultatin minimal 1-0 Perunë, rivalin e drejtpërdrejtë për një biletë në fazën e mëtejshme të Kupës së Botës.
Danezët iu bashkuan me pikë të plota Francës në krye të grupit C. Ishte një gol i shënuar nga Yousouf Poulsen në minutën e 58’, që i dha fitoren danezëve, ndërsa, Peruja nuk ia doli të ndryshojë shifrat e rezultatit në minutat e mbetura.
Amerikano-jugorët patën mundësinë më të mirë për të kaluar në avantazh, në minutat shtesë të pjesës së parë, kur fituan një 11-metërsh të akorduar me ndihmën e VAR-it.
Gjithsesi fantazisti Cueva goditi keq, duke dërguar topin mbi portën e mbrojtur nga Kasper Schmaichel dhe duke “shkelmuar” mundësinë për ta mbyllur pjesën e parë në avantazh.
Top Channel