Cristiano Ronaldo deklaroi se barazimi ishte rezultati më i drejtë i ndeshjes Portugali-Spanjë.

Sulmuesi portugez, i cili shënoi 3 gola në ndeshjen që përfundoi 3-3, u shpreh pas takimit: “Është puna e shumë viteve. Tifozët më kanë besuar gjithmonë dhe unë punoj për vendin tim. U përpoqëm të fitonim, por barazimi ishte rezultati i merituar për të dyja skuadrat”.

“Kishim përballë një nga favoritet e Botërorit dhe u sakrifikuam për të marrë të paktën një pikë”, shtoi Cristiano.

Sulmuesi i Realit shënoi me 11-metërsh, me të majtën nga jashtë zone dhe me goditje dënimi në përballjen spektakolare me Spanjën.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA