Rama: Islami paqësor duhet mbrojtur

14/06/2018 20:54

Kryeministri Edi Rama, i pranishëm në darkën e iftarit të shtruar në Pallatin e Brigadave, deklaroi se “Islami paqësor është një dhuratë që duhet mbrojtur”.

“Dhuna në Islam nuk bën dallim mes kishave, sinagogave dhe xhamive”, u shpreh kreu i qeverisë.

“Edhe Islami është viktimë e kësaj dhune të radikalëve, jo vetëm fetë e tjera”, shtoi Rama.

Top Channel