Dëshirontë të ishte me çdo kusht në Botëror, edhe pse nuk i dha një dorë Suedisë në kualifikueset, por Ibrahimovic në Rusi do të jetë vetëm si spektator.
Në një intervistë për faqen zyrtare të FIFA-s, ylli suedez i Los Angelos Galaxy ka bërë parashikimet e tij për finalet e këtij Botërori. Në listën e të përzgjedhurve të Ibrahimovic sigurisht që janë Neymar, Messi dhe Ronaldo, edhe pse gjigandi i sulmit veçon Pogba dhe Mbappe.
“I pari është i shpejtë dhe i fortë taktikisht, i dyti edhe pse ende nuk ka bërë kapërcimin si Top Player, mund ta bëjë këtë Botëror”, shprehet Ibra për Pogba dhe Mbappe.
Ibra shpreh opinionin e tij dhe për skuadrat favorite për fitoren finale të turneut, ku mes tyre nuk ëshë fare Franca: “Spanja, Gjermania, Brazili dhe padyshim edhe Argjentina – thotë suedezi – edhe pse skuadra e drejtuar nga Sampaoli nuk do të jetë mes favoriteve. Padyshim është edhe Suedia. Ka mundur skuadra të rëndësishme në kualifikuese…”.
Top Channel