Në Botërorin e Rusisë, Gjermania që vjen si kampione e botës në fuqi do të sfidojë një tabù të dyfishtë. Asnjë kombëtare, nga viti 1962 e deri më sot, nuk ka mundur kurrë të rikonfirmohet kampione e botës. Për më tepër, mbetet për t’u thyer edhe mallkimi i grupit F.

Kush vjen nga ky grup nuk e ka fituar kurrë titullin e kampionit të botës, që kur është krijuar formula me eliminim të drejtpërdrejtë pas fazës së grupeve. Por le të sjellim në kujtesë këtë detaj, i cili në fund do të ngrejë edhe pyetjen: A do të arrijë Gjermania të bëjë më mirë sivjet, në Rusi?

FOTO GALERI
4/7
JAPONI-KORE E JUGUT 2002 - Grupi F i 2002-shit do të zhvillonte ndeshjet duke “prerë kokën” e një viktime tejet të bujshme pikërisht në këtë fazë. Viktima surprizuese do të ishte Argjentina, e cila detyrohej të linte kompeticionin pasi humbën ndaj Anglisë dhe barazuan me Suedinë. Një eliminim i papritur! Në ndeshjet me eliminim të drejtpërdrejtë, Suedia do të dorëzohej përballë një Senegali surprizues në 1/8-at. Ndërsa anglezët, që konsideroheshin pretendentë, do triumfonin 3-0 ndaj Danimarkës, për t’u eliminuar në çerekfinale nga Brazili. Portieri Seaman i “3 luanëve” do të pësonte një gol thuajse nga gjysmëfusha nga Ronaldinho; 1-2 rezultati dhe ëndrra e Botërorit do të shuhej.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA