Në Botërorin e Rusisë, Gjermania që vjen si kampione e botës në fuqi do të sfidojë një tabù të dyfishtë. Asnjë kombëtare, nga viti 1962 e deri më sot, nuk ka mundur kurrë të rikonfirmohet kampione e botës. Për më tepër, mbetet për t’u thyer edhe mallkimi i grupit F.

Kush vjen nga ky grup nuk e ka fituar kurrë titullin e kampionit të botës, që kur është krijuar formula me eliminim të drejtpërdrejtë pas fazës së grupeve. Por le të sjellim në kujtesë këtë detaj, i cili në fund do të ngrejë edhe pyetjen: A do të arrijë Gjermania të bëjë më mirë sivjet, në Rusi?

FOTO GALERI
3/7
FRANCE 1998 - I vetmi precedent që prek drejtpërdrejt Gjermaninë është ky në tokën franceze. Kombëtarja gjermane asokohe ishte tepër e vjetër në moshë dhe e lodhur, në fundin e një cikli që solli qoftë Kupën e Botës të vitit 1990, ashtu dhe Europianin e 1996-s. Gjermanët do të kualifikoheshin nga grupi së bashku me Jugosllavinë, duke eliminuar Shtetet e Bashkuara dhe Iranin. Në 1/8-at, gjermanët do të kalonin Meksikën, por aventura do të mbyllej në çerekfinale përballë një Kroacie që i shpartalloi me një rezultat 3-0. Jugosllavët, ndërkohë, do të eliminoheshin në raundin pasardhës nga Holanda.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA