Një edicion i shkurtër informativ në faqen e Web-it, me zhvillimet e deritanishme në vend, rajon, botë, sport e me gjerë. Për më tepër ndiqni videon:

SHUHET LEGJENDA FADIL VOKRRI
Ndërroi jetë në mënyrë të papritur legjenda e futbollit kosovar dhe presidenti aktual in federatës, Fadil Vokrri. Dyshimet e para janë për një atak kardiak

DREJTËSIA E PASTRUAR DO MERRET ME POLITIKANËT
Drejtësia e pastruar do të merret dhe me politikanë. Kështu ka deklaruar kryeministri Rama nga Lushnja në turi e llogaridhënies

KUFIZIMI TË MJETEVE TË RËNDA PËR SEZONIN TURISTIK
Në një udhëzim të përbashkët të ministrisë së Transportit dhe asaj të Brendshme për sezonin e verës do të ketë kufizim të qarkullimit të mjeteve jashtë qendrave të banuara.

TRUMP: JAM GATI PËR TAKIMIN ME KIM JONG UN
Donald Trump ka hedhur poshtë njoftimet se ai nuk është i përgatitur për takimin e nivelit të lartë që do të zhvillojë javën e ardhshme me udhëheqësin e Phenianitt Kim Jong Un. “Jam përgatitur për këtë gjë, gjatë gjithë jetës time”.

GOLDEN STATE FITON TITULLIN NË NBA
Golden State Warriors ia ka dalë të mbrojë titullin kampion në NBA, pasi mposhti bindshëm në finale, 4-0 me ndeshje, Cleveland Cavaliers.

Top Channel