Lajmet kryesore të ditës, 08/06/2018 – Ora 13:00

08/06/2018 13:00

Një edicion i shkurtër informativ në faqen e Web-it, me zhvillimet e deritanishme në vend, rajon, botë, sport e me gjerë. Për më tepër ndiqni videon:

SOT PROVIMI I GJUHËS DHE LETËRSISË

Maturantët iu nënshtruan sot provimit të Letërsisë dhe Gjuhës Shqipe i cili filloi në orën 10 të paradites dhe zgjati 2 orë e 30 minuta. Edhe ky test u mbajt në klasa dhe palestrat e shkollës, nën mbikqyrjen e kamerave.

MAKINAT ME PROBLEME. NË PRANGA 4 PERSONA

Një inxhinier dhe tre agjentë kompanish sigurimi janë vënë në pranga nga policia për kalimin e mjeteve me mangësi teknike në pikat e kontrollit teknik në Fushë-Prezë.

LIGJËROHET MARIJUANA NË KANADA

Senati kanadez i dha driten jeshile ligjërimit të marijuanës në vend. Shpresat e kryeministrit Trudeau janë që këtë verë, kanabisi të shitet lirshëm.

“ARENA KOMBËTARE”, GATI NË MARS TË VITIT 2019

“Arena Kombëtare” do të jetë gati në mars të vitit që vjen. Për momentin janë krijuar ambientet e dhomave të zhveshjes dhe salla e konferencave.

MBETJE ORGANIKE NË MARS
NASA ka zbuluar materie organike në sipërfaqen e Marsit, një zbulim që përforcon akoma më shumë bindjen mes shkencëtarëve se dikur ky planet kishte jetë. Megjithatë, mbetet për të zbuluar se kush e populloi planetin.

Top Channel