Kryeministri Socialist i Spanjës Pedro Sánchez ka dhënë 11 nga 17 postet e kabinetit të tij për gratë, një përqindje më e lartë se kudo tjetër në Evropë.
Një feminist i vetë-shpallur, Pedro Sanchez është krejt e kundërta e kryeministrit të larguar, Mariano Rajoy, qeveria e të cilit dominohej nga meshkujt.
Grave u janë dhënë disa nga ministritë më të rëndësishme në Spanjë, përfshi ato të mbrojtjes, ekonomisë, financave dhe arsimit.
Në një deklaratë televizive, ai tha se qeveria e tij e re ishte e përbërë nga njerëz që “ndanë të njëjtin vizion të një shoqërie progresive që ishte modernizuar dhe pro-evropiane”.
Ai foli për Evropën si “atdheun e ri të spanjollëve” dhe tha se e pa kabinetin e tij si një reflektim besnik i një ndryshimi në Spanjë, që kishte filluar më 8 mars përmes një lëvizje feministe. Rreth pesë milionë gra në mbarë vendin organizuan një “grevë feministe” atë ditë, kundër pabarazisë në pagë dhe dhunës gjinore.
Top Channel